Lëndohet seriozisht Flori, rrezikon anulimin e gjithë koncerteve

By

Vetëm tre ditë më parë, bashkë me djemtë e grupit Threedots elektrizoi Prishtinën në një atmosferë që do mbahet mend gjatë nga të pranishmit në Zone Club.

Turi intenziv veror i Flori Mumajesit ishte paraparë të vazhdonte normalisht sipas agjendës por një lëndim i ka dhënë gjërave kahje tjetër.

Menjëherë pas koncertit në Prishtinë, Prive.al mëson se Mumajesi ka pësuar një frakturë në krah e cila me rekomandim të mjekëve duhet të kurohet me një regjim intenziv shtrati i cili mund të zgjas deri në gjashtë javë.

Përkundër këshillave të mjekëve, Flori duket se ka tentuar të bëj maksimumin për të mos munguar në koncerte megjithatë nga dhimbjet e forta një gjë të tillë e ka pasur të pamundur.

Këtë e ka rrëfyer përmes një postimi në Instagram ku pa dashur të dramatizoj situatën ka sqaruar problemin.

‘Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt? Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive??.Ju dua’ – shprehet mes tjerash në postimin e bërë Mumajesi.

Të shkruara Flor! Njerëzit të duan në formë! /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm