Lëndimi i FLorit bëhet serioz: Ai s’mund të këndojë në koncert

By

Ishte gjithmonë i pandalshëm, që kur filloi të këndojë. Por Flori Mumajesi e ka pasur të pamundur ta mposhtë dhimbjen që i është shfaqur në kraharor pas një lëndimi.

Ditë më parë, përmes rrjetit të tij social Instagram, ai i lajmëroi të gjithë fansat se me çfarë po përballet e po ashtu, paralajmëroi anulimin e koncerteve.

Dhe kjo i ndodhi. Parmbrëmë ai ishte e paraparë që të këndonte në një  klub nate në Ferizaj, në “Diamonds Club”, por e kishte pasur të pamundur të zhvillonte koncertin para qindra njerëzve që kishin ardhur ta dëgjojnë.

Pronari i këtij lokali Venhar Xhokli, ka thënë se ai është i pazëvendësueshëm, por prapë se prapë, djemtë e grupit të tij Bruno dhe Klajdi Haruni, e kanë dhënë maksimumin e tyre që ta mbajnë të gjallë festën e asaj nate. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm