Ledri jep lajmin e madh!

By

 

 

Reperi i njohur, Ledri Vula, ka mbushur tashmë plot 3 muaj pa ndonjë prurje të re andaj fansat ka kohë që po presin një lëvizje në këtë drejtim.

Duket se edhe Ledri e ka vënë re se ka kaluar goxha kohë andaj ka vendosur që të hapë fillimisht disa dilema mjaft të mëdha.

Ai publikoi një status në profilin e tij në Facebook ku shkruhej “Kejt shokt e mi” gjë që na shtyen të mendojmë se pikërisht kjo fjali do të jetë edhe emri i këngës së re.

Ditët në vazhdim do të zbardhin edhe detaje tjera sa i përket këtij statusi mirëpo siç thotë një fjali e urtë popullore “Në një vend ku ka tym natyrisht se ka edhe zjarr”. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm