Ledri feston 32-shin me ndejë të madhe, miq e familjarë i bëjnë surprizë (FOTO)

By

Të martën, reperi i famshëm kosovar Ledri Vula festoi ditëlindjen e tij të 32-të.

Ai ka marrë me qindra e mijëra urime, dhe e tërë dita për të ishte një festë e madhe. Reperi fillimisht ka festuar me fansat e tij, të cilët ishin shumë të lumtur që e takuan e i sollën dhurata.

E më pas, atij i është organizuar një ndeje surprizë në një hotel të Prishtinës, ku ishin mbledhur të gjithë miqtë e tij e nuk mungonin as familjarët.

Reperi ka publikuar një numër të madh imazhesh me njerëzit që po festonin me të, e fytyra e tij tërë harmoni tregon se ai është kënaqur shumë. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm