Ledri: Era, seni ma i mirë që i ka ndodh vendit tonë

By

Në NIN të Klan Kosova sonte po diskutohet për fenomenin Era Istrefi, rrugëtimin prej debutimit deri në shkëlqimin ndërkombëtar.

Për të diskutuar të ftuar janë Ledri Vula, menaxheri i saj Faton Shoshi dhe producenti Big Bang.

Reperi Ledri Vula që është në një label nën petkun e ‘Nesër’ suksesin e këngëtares e cilësoi si ‘senin më të mirë që i ka ndodh vendit tonë’

‘I bjen që veq duhet me punë, me qef, me dëshirë, edhe ki me mrri edhe jashtë. Interneti e ka mundsu qe me u pa edhe jashte, nuk jon tash veq mediat që kon të dojn e rrisin e kon te dojn e zvogëlojnë’ – u shpreh Ledri.

Ai tha se një ëndërr e tij ka qenë suksesi ndërkombëtar në NBA. /PRIVE.AL.

 

Artikuj të ngjashëm