Lajmërohet Tuna pas publikimit të ‘Si dje’

By

Fansat dhe opinioni pas publikimit të këngës së re të Cozman ishin sy e veshë për të parë reagimin e Tunës karshi këtij zhvillimi.

Përderisa shumica dërrmuese e kolegëve nga Babastars dhe jo vetëm përkrahën projektin e ri të reperit Cozman, heshtje e plotë pasoi nga ish e dashura e reperit.

Tuna nuk tha as edhe një fjalë të vetme rreth publikimit të ‘Si dje’ teksa në një lëvizje shah mat siç edhe karakterizohet si person, publikoi krejtësisht jashtë orbitës që asaj që pritej, një foto nga projekti i saj i ri që ka kohë që pritet tash e sa kohë.

Kujtojmë se Tuna në posterë të ndryshëm parashihej që të jetë bashkë me Cozman në një koncert në Zvicërr me 2 Prill por përmes një reagimi publik, ajo mohoi të ketë pasur të caktuar atë datë teksa iu vërsul fuqishëm mediave me teori konspirative për denigrim imazhi. /PRIVE.AL

3ba8ae9

Artikuj të ngjashëm