Lajmërohet Agon Amiga!

By

Ditën e djeshme, Prive.al zbuloi e para krisjen e relacioneve mes një pjese të reperëve nga Babastars.

Skivi dhe Agon Amiga, në një relacion të komplikuar të cilin as vetë e as menaxherët nuk kanë ditur ta shpjegojnë, duket se më nuk flasin si dikur.

Kjo periudhë, për reperin e shumë hiteve ka kaluar si rëndom, në heshtje.

Amiga nuk ka preferuar prononcimet por heshtjen e ka thyer sot me një postim në Instagram.

Ai nuk ka postuar si të gjithë djemtë e tjerë projektin ‘Shoqnia’ nga Skivi dhe Cozman por ka postuar koncertin e sontëm ku do jetë në Tiranë bashkë me Getin, Majkin dhe Onatin.

Ndryshe, arsyet e prishjes së Skivit dhe Agon Amigës i cili tashmë ka fshirë ‘Babastars’ edhe nga biografia e tij në Instagram, akoma nuk dihen. I kontaktuar nga Prive.al, Skivi dje deklaroi se nga ana e tij, gjërat janë sic kanë qenë gjithmonë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm