LAJME TË MIRA: Aktorja e famshme është shtatzënë

By

Urime, Urime! Agjenti 007 po bëhet baba dhe lajmi sapo u kumtua.

Aktorja e njohur amerikane Rachel Weisz dhe bashkëshorti i saj, aktori Daniel Craig, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Image result for Rachel Weisz and Daniel Craig

48 vjeçarja Rachel, fituese e çmimit Oscar, e cila aktualisht po promovon filmin e saj Disobedience, e ka dhënë lajmin e bukur në një intervistë për revistën New York Times.

“Do të bëhemi prindër”, ka thënë Rachel. “Unë dhe Daniel jemi tepër të lumtur që do kemi fëmijë. Mezi po pres që ta takoj vajzën ose djalin”.

Ky do të jetë fëmija i parë i çiftit së bashku. Tani për tani, Rachel është nënë e 11 vjeçari me ish bashkëshortin e saj Darren Aronofsky, ndërsa Daniel ka një vajzë 25 vjeçare me ish bashkëshorten Fiona Loudon. /Prive.al

Image result for Rachel Weisz and Daniel Craig

 

 

Artikuj të ngjashëm