Çfarë po paralajmëron Seven Saraçi?!

By

Seven Saraçi është rritur në familje muzikantësh. Duke qenë djali i Vera Oruçaj dhe Sunaj Saraçit ai nuk kishte se si të dilte ndryshe.

Megjithëse i përket një zhanri muzikor kompet tjetër nga ai të cilin e bëjnë prindërit, suksesi i tij nuk mund të mos përmendet. Reperi na ka sjellë vazhdimisht hite verore shumë të pëlqyera nga audienca.

Por ai nuk po ndalet me kaq. Në fotografinë e fundit të postuar në profilin e Instagramit, ai ka paralajmëruar projektin e ri i cili do të lansohet të shtunën dhe eksklusivitet do të jetë videoklipi i cili do të përmbajë dy këngë të inkuadruara./prive.al/sevensaraqi

Artikuj të ngjashëm