Ky është urimi mahnitës i Xhensilës për Besin

By

Bes Kallaku sot mbushi plot tre dekada jetë. Ditëlindjen ai e festoi bashkë me Xhensilën në jetimoren e fëmijëve duke demostruar një shembull tejet pozitiv që duhet ndjekur.

Por këngëtarja është përkujdesur që të dashurin e saj t’a urojë edhe përmes një shkrimi të gjatë e shumë të bukur ku shkruan:

I shtrenjti ëngjëlli im, Besi im i dashur, shpirti i shpirtit tim,
Falemidnerit që në çdo vit të jetës tënde me mua ke qënë ai që më ka premtuar, premtime të mbajtura, krahu im i sigurt, i hekurt, krahu që më përqafon fort kur fle (më mbron nga çdo ëndërr e keqe), krahu që më mbron kur qaj dhe më jep forcë të vazhdoj përpara. Jam femra më e lumtur në botë sepse mund të them se jam e dashuruar me shokun tim më të ngushtë.
Të dua më shumë seç mund ta shpreh veten me fjalët më të ndjera… Do doja të këndoja për ty por nuk ka mjaftueshëm nota…
Sot të dua më shumë se dje por më pak se nesër… sepse kështu je ti, dashuria ime. Ti je gjëja më e bukur që kam, lumturia ime më e madhe je ti. Dashuria ime, më duaj dhe e gjithë bota është e imja dhe e jona… Faleminderit Zotit për ty. Gëzuar Ditëlindjen! ?? @bes_kallaku

Kujtojmë se Xhensila dhe Besi janë në lidhje tash e disa vite duke u shndërruar në një prej çifteve më të dashura të skenës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm