Ky është urimi i Florit për Elvanën

By

Këngëtarja Elvana Gjata sot feston ditëlindjen e 29-të. Ky moment i veçantë për yllin shqiptar po kalon nën shoqërinë e mikeshave të ngushta në Paris.

Por, kolegu i saj në Tiranë, Flori nuk e ka harruar këtë datë. Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar Elvanën ‘me fjalë të vogla’. Pa dashur të zgjatet shumë, me pak fjalë, këngëtari ka thurur një urim shumë domethënës.

‘Jemi rritur bashke. Gezuar ditelindjen muzika ime’ – është shprehur ai në imazhin ku shihet teksa përfaqon Elvanën.

Marrë shkas nga fakti se sa vlen muzika për Florin, ky urim tregon poashtu mjaft se çfarë vlere ka edhe Elvana për të./Prive.al/

vesa

Artikuj të ngjashëm