Ky është reagimi emocionues i Dua Lipës kur bëri 11 milionë ndjekës (VIDEO)

By

Kur ke një numër aq të madh ndjekësish në rrjete sociale, është pa dyshim një tregues i suksesit.

Këngëtarja Dua Lipa, që është ndër më të komentuarat e momentit në botë, ka një numër të madh ndjekësish në Instagram dhe kjo e ka emocionuar shumë këngëtaren e cila e vlerëson përkrahjen e publikut.

Ajo, ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet me buzë gati në vaj nga gëzimi, që suksesi i saj ka prekur me miliona njerëz në botë.

“Emocioni im kur e pashë se 11 milionë prej jush po më ndiqnit”, ka shkruar Dua, duke larguar lotët nga faqet.

Lipa këtë vit, do të jetë në qendër të vëmendjes pasi pritet të këndojë në finalen e Ligës së Kampionëve, një ngjarje që do ndiqet nga mbarë bota. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm