Ky është komenti Edona Llalloshit për rikrijimin e këngës së saj

By

Reperi Lumi Berisha dhe këngëtarja Dhurata Dora, na kanë rikthyer 20 vjet prapa me rikrijimin e një kënge, që asaj kohe ishte hit i madh.

Pothuajse çdokush që ka jetuar në vitet e 90-ta, e mbanë mend këngën “Simpatia” të Edona Llalloshit e aso kohe, reperit Memli Krasniqi, i cili tani është Ministër i Bujqësisë në largim.

Kjo këngë 20 vjet e vjetër, zor se është harruar nga dikush, por tani Lumi B e Dhurata, u kujdesën që ta risjellin në skenë, duke e rikrijuar në versionin e tyre.

Dhe kjo, i ka pëlqyer shumë Edona Llalloshit e cila e ka komentuar këngën përmes profilit të saj në Instagram.

“Lumin dhe Dhuratën i përgëzoj për këtë përpunim të ri të këngës dhe hitit të pavdekshëm, SIMPATIA.
 Më ka kthyer 20 vjet mbrapa dhe është emocionuese kur vazhdon ende të dëgjohet. Ju dëshiroj nga zemra sukses”, ka shkruar Edona.

Para ca ditësh, edhe vet Edona kishte risjellë një ‘remix’ të kësaj kënge të vjetër, të cilën e ka publikuar edhe në Instagram, përmes disa inserteve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm