Kushtrim Hoxha pjesë e serialit amerikan ‘Blue bloods’

By

Aktori Kushtrim Hoxha ka depërtuar edhe me një tjetër rol të madh në Amerikë.

Hoxha, i cili ka studiuar për aktrim në University of San Diego, suksesin e rradhës e ka shënuar me paraqitjen në episodin e parë të sezonit të shtatë të serialit amerikan ‘Blue Bloods’.

Ai vjen në rolin e Robert Sava, në episodin e parë “The Greater Good”.që u shfaq pak ditë më parë në rrjetin televiziv CBS. ‘Blue Bloods’ përcjellë Policinë e Nju Jorkut dhe një detektiv e veteran lufte i cili përdorë taktikat e tij për të zgjedhur rastet e ndryshme.

Çdo episod ka zhvillimet e tij, nga rasti në rast, drejt investigimit, dhe shpesh me tendencën për ta shpërlarë mendjen e shikuesit që mundohet të gjejë lidhje mes episodeve shkruan kultplus.

Premierën ky serial e ka pasur në vitin 2010 por me 25 Mars të këtij viti, CBS vendosi të rinovojë kontratën edhe për sezonin e shtatë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm