Kushtrim Hoxha fiton një tjetër rol të rëndësishëm ndërkombëtar

By

Aktori i njohur kosovar, Kushtrim Hoxha është gëzuar nga një lajm mjaft i mirë për karrierën e tij.

Ai ka fituar rolin në serinë e njohur amerikane “The Americans”. Seritë e para të këtij seriali kanë nisur në vitin 2013 dhe flasin për luftën e ftohtë pergjatë viteve të 80-ta.

Hoxha, i cili ka studiuar për aktrim në University of San Diego, suksesin paraprak e ka shënuar me paraqitjen në episodin e parë të sezonit të shtatë të serialit amerikan ‘Blue Bloods’.

Arritje të tilla vetëm se po japin një pasqyrë të mirë për Shqiptarët dhe po shndërrohen në modele që duhen ndjekur në të ardhmen nga brezat e rinjë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm