Kushdo që “ia ka bërë gropën vetës”, do e ndjejë fort këngën e re të Tunës

By

Këngëtarja Tuna Sejdiu, sapo ka lansuar me videoklip këngën e saj më të re nga albumi i fundit “Fortuna”.

“Tani m’ke zemër”, quhet kënga e saj e re e cila është lansuar nga këngëtarja këtë të hëne. Me një videoklip interesant, Tuna e ka rikthyer artisten e dikurshme në skenë.

Një këngë e bukur me një tekst interesant, të cilit vet këngëtarja i ka dhënë një përshkrim të veçantë kur e prezantoi.

“Më në fund në Youtube, “Tani m’ke zemër” për të gjitha zemrat që pa vetëdije “ia kanë bërë gropën vetes” dhe kanë mësuar me dal nga gropa e me pa se jeta është e bukur”, ka shkruar Tuna, kur dha lajmin se këngën e ka publikuar në platformën Youtube. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm