Kush qëndron prapa çdo femre të suksesshme sipas Bleonës?!

By

Këngëtarja Bleona Qereti është duke shijuar ëndrrën e saj. Shumë vite punë në Amerikë më në fund po i shpërblehen këngëtares.

Ajo që më së shumti ndjen krenari këngëtarja është se gjithçka po arrin është në forcat e veta pa ndonjë kompani mbrapa e aq më tepër një mashkull.

Kjo është fjalia që ajo me krenari e thotë në çdo intervistë që ajo është e zonja dhe nuk nevojë për ndonjë burrë që ti hap dyert.

Edhe sot ajo ka publikuar një fotografi me një pjesë nga teksti i këngës ‘Take You Over’ e përpos saj ka shkruar:

“Prapa çdo gruaje të suksesshme qëndron vetja e saj. Gjithmonë ndiqni ëndrrat”

Pas rrëmujës që shkaktoi në medien shqiptare, ajo në fundjavë ka vizituar Prishtinën e nuk ka ngurruar edhe njëherë ta shfaq dashurinë që ndjen për Kosovën./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm