Kush janë këngëtarët që kanë shumë koncerte por nuk janë të famshëm?! (Video)

By

Këngëtarët shqiptarë i gjejmë çdo ditë shtypin e shkruar, intervista në televizion e koncerte me qindra-mijëra njerëz të pranishëm.

Të gjithë kanë fansa të shumtë e publiku i adhuron.

Por paralelisht me këngëtarët që i shohim çdo ditë në ekran, aktivitet muzikor ushtrojnë edhe këngëtarë të tjerë.

Ata nuk i shohim në shtyp e as në televizor por kanë mbrëmje muzikore pothuajse çdo natë.

Shumë pak prej tyre kanë këngë të tyre origjinale e kjo është një ndër arsyet që publiku nuk ka informacion për ta.

Një ndër këngëtaret që shquhet për vokalin e saj është Rina Bilurdagu e cila këndon në shumë vende por që nuk ka publikuar klipe.

Rina por edhe shumë kolege të saj në medie nuk lakohen shpesh për të mos thënë asnjëherë.

Arsyet për mungesën e këtyre këngëtarëve në shtyp e ekran janë të shumta, disa nga to i zbërthejnë në storje kompozitori Florent Boshnjaku, këngëtarja Rina Bilurdagu dhe gazetari Nderim Neziri.

Material i përgatitur nga ARTAN TELAKU

Artikuj të ngjashëm