Kush janë emrat që do të kritikohen nga Gold AG në “Shqiptar 3” ?! (VIDEO)

By

Reperi Gold AG së fundmi solli këngën “Pa ty” në bashkëpunim me Kaltrina Selimin projekt ky i cili u pëlqye e u prit mjaft mirë nga fansat.

E si rrjedhojë ai dhe këngëtarja ishin të ftuar në emisionin NIN me Alaudin Hamitin ku dhanë më tepër detaje mbi projektin në fjalë e u përgjigjën edhe në shumë pyetje tjera që iu bënë nga fansat përmes Facebook-ut.

Mes shumë pyetjesh që iu parashtruan atij ishte edhe ajo se cilët do të ishin emrat që do të kritikoheshin në këngën “Shqiptar 3” pasi që dimë se kohë më parë Ariani e ka konfirmuar ardhjen e këtij projekti i cili është vazhdimësi e këngëve “Shqiptar” dhe “Shqiptar 2”.

Se si u përgjigj artisti rreth kësaj pyetje e shumë çështjeve të tjera rreth tij mund ta kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm