Kush ia dështoi emisionin Luana Vjollcës?

By

Duket se sezoni i parë në Top Channel nuk ka nisur mbarë. Shumë prej emisioneve të njohura ende nuk kanë nisur, ose kanë nisur me vonesë.

Kështu edhe emisioni ‘Shiko kush luan’ që drejtohet nga Luana Vjollca ka dështuar në puntatën e parë të tij.

Burime për SYRI.net thanë se e ftuar në këtë emision për hapjen e këtij sezoni mësohet se ka qenë deputetja e PS-së, Elisa Spiropali.

Mësohet se Elisa Spiropali ka pasur komplekse gjatë emisionit dhe nuk ka luajtur sipas skenarit dhe duke qenë se skuadra ka dy lojtarë.

Ky regjistrim ka qenë një dështim për Elisa Spiropalin dhe deputetja socialiste ka kërkuar që të mos transmetohet.

Burime për SYRI.net kanë treguar se të shtunën në ekranin e TCH është shfaqur puntata e dytë.

Artikuj të ngjashëm