KUSH ËSHTË KËNGËTARJA MË E MIRË SHQIPTARE PËR MC KRESHËN!

By

Reperi Mc Kresha ka qenë i ftuar në emisionin ‘Me Shukin’. Gjatë këtij programi Mc Kresha ka folur për pasionin e tij për futboll dhe admirimin që ka për skuadrën e futbollit Liverpool e ndërsa ka treguar që nuk është shumë aktual me ngjarjet politike në Mitrovicë.

Një tjetër kuriozitet tek reperi është që nuk zgjedh ushqim, por që më me pak qejf i ka ‘boranijet’ dhe ‘lakrat me mish’ mirëpo prapë se prapë i han.

Këngëtarja më e mirë shqiptare e të gjitha kohëve u shpreh se është Nexhmije Pagarusha e ndërsa i pyetur për artistet aktuale, reperi u shfaq në dilemë.

Duke mos mundur të zgjedh një këngëtare, Mc Kresha përmendi dy, Dafina Zeqirin dhe Elvana Gjata.

Po ashtu gjatë intervistës reperi ka konfirmuar që është single dhe prioritet mbetet muzika. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm