Kush e përloti Dhurata Dorën e Zanfinën?! (Video)

By

Në kuadër të programit “Prive Reality” që është transmetuar mbrëmë në Klan Kosova yjet e skenës kanë lexuar kartolinat e fundvitit nga persona të afërm të tyre.

Për Ermal Fejzullahun fjalë të ëmbla ka shkruar ikona e muzikës Sabri Fejzullahu i cili u shpreh shumë krenar për të birin dhe karrierën që e ka krijuar.

Afrona Dika u përkujdes që dashurinë ndaj Bleros ta shpreh sërish përmes kartolinës e ndërkaq bashkëshortja dhe djali i Lumit kanë shkruar letrën emocionale për reperin.

Enca lexoi fjalët që i ka shkruar nëna e saj ku tregon lidhjen që e vogël me Kosovën.

Nga kartolinat që u lexuan në lot shpërthyen Dhurata Dora dhe Zanfina Ismaili. Të dyja këngëtaret pranuan letrat nga prindërit e tyre.

Për Dhurata, babai ka treguar një histori kur ajo ishte e vogël e po ashtu edhe nëna e Zanfinës Mona u kthye në kohë ku tregoi për Zanin dhe raportin që ka me të.

Artikuj të ngjashëm