Kur je e famshme si Rita Ora, këtë e bën Snapchat për ty (VIDEO)

By

Këtë javë ajo ishte vajza e ditëlindjes dhe festa nuk oshte e zakonshme e as në ndonjë pub me martini në dorë.

Këngëtarja Rita Ora, që së fundmi ishte shumë prezente në ekran duke qenë nikoqire e MTV EMA e po ashtu duke qenë pjesëmarrëse në Bambi Awards në Berlin, e ka festuar ditëlindjen e 27-të me 26-të Nëntor, në Nairobi të Afrikës.

Ndërsa, përveç këngëve të bukura që i kënduan fëmijët e një fshati Masai, edhe aplikacioni gjigant Snapchat, i ka bërë një dhuratë këngëtares që rastisi të jetë vetëm dy ditë pas ditëlindjes.

Snapchat, ka lansuar një filter me këngën “Anyhere” të Rita Orës, të kombinuar me një palë syze dielli në formë zemrash.

“E kam filterin tim. Faleminderit Snapchat, je i mrekullueshëm! M’i dërgoni videot tuaja me Anyëhere tani”, ka shkruar Rita, duke publikuar edhe një video në profilin e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm