Kur Gili dhe MC Beka i këndonin Vizës C (VIDEO)

By

Me të degjuar këtë këngë, shumë kujt do ti sillet nëpër rrethanat  e asaj kohe, viti 1995.

Përveq situatës jo stabile e përkundër peripecive të depërtimit dhe lansimit të këngëve e projekteve të tyre, artistët gjenin mënyrën për të trajtuar problemet e kohës nëpërmjet krijimeve të tyre.

Koncertet ose videokasetat, këto ishin mënyrat e promovimit të punës së tyre artistike.

Megjithatë përkundër këtyre mënyrave kaq primitive dhe rrethanave të vështira, artistë të ndryshëm lanë gjurmë të pa zëvendësueshme të krijimtarisë së tyre duke përquar kështu mesazhe të ndryshme.

I tillë është ky bashkëpunim  mes Gilit dhe MC Bekës i vitit 1995 ku këngëtarët i këndonin një problemi aktual të asaj kohe i cili edhe ditëve të sotme tek pas 21 vitesh vazhdon të jetë një nga preokupimet kryesore të të rinjve kosovarë, qështja e vizave.

Sikur ta mendonin artistët ribërjën e kësaj kënge, me siguri do të bëhej një hit,/PRIVE.AL/
https://www.youtube.com/watch?v=7QBI2qRymGE

Artikuj të ngjashëm