Kur Eni dhe Genci bëhen bashkë në skenë, ndodh kjo! (VIDEO)

By

Me mbi gjysmë viti në lidhje, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi romancën e reflektuan edhe në muzikë.

Me artistë të afërt e me duete bashkë, dyshja kanë arritur të përfitojnë nga vëmendja mediatike duke korrur sukses edhe me projektet e përbashkëta.

‘Vetëm ti’ dhe kënga e re, ‘Shi bie në Tiranë’ kanë mbajtur vulën e suksesit për Enin dhe Gencin që po intensifikojnë edhe koncertet e përbashkëta.

E në një prej tyre mbrëmë në Tiranë, atmosfera ka qenë elektrizuese.

Dyshja janë pritur shumë mirë nga publiku i cili në sinkron ka kënduar tekstet e projekteve.

Kjo i ka rënë në sy edhe vetë Gencit i cili atmosferën e ka përshkruar si një ‘ndjenën më të mirë kur publiku këndon secilën fjalë të këngës’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm