Kur do të nis ‘Your Face Sounds Familiar’?!

By

‘X Factor’ këtë vit në Shqipëri pushon, pasiqë fokus i produksionit është një prodhim tjetër televiziv me shumë investime.

“Your Face Sounds Familiar” është sipërmarrja e re e dyshes, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.

Një program që bazohet te këndimi dhe imitimi nga personazhet publike. Prive mëson se ‘YFSF’ në Shqipëri do të ketë një skenografi gjigante dhe për këtë arsye nuk ka filluar akoma.

Spektakli më i ri në TV Klan do të nis në fillim të muajit mars teksa kasti akoma nuk është kompletuar.

Aktualisht prova janë duke 21 artistë të njohur të skenës shqiptare por vetëm 7 do të përzgjidhen për të vazhduar me këtë program televiziv.

I vetmi emër i konfirmuar është ai i Rozana Radit.

Artikuj të ngjashëm