Kur do publikoj bashkëpunimin e ri Dafina Zeqiri ?!

By

Fokusin e ka në ëndrrën e saj të kahmotshme të suksesit ndërkombëtar mirëpo deri në arritjen e këtij qëllimi, Dafina Zeqiri nuk po pauzon për fansat e saj në trojet shqiptare.

Pasi solli shpejt dhe në befasi projektin e titulluar ‘Liri’, Dafina tashmë ka gati këngën në bashkëpunim me grupin KAOS.

Ky projekt mendohet të publikohet muajin tjetër meqenëse fillimisht Lumi dhe Vigani kanë menduar të vijnë solo me një krijim muzikor që ka marrë pak më shumë kohë se ç’pritej për t’u publikuar.

Ndryshe, Dafina ka paralajmëruar një befasi që do t’i paraprijë kësaj kënge.

Se çka ka menduar këngëtarja që është treguar tejet e zonja për befasuar si rrufe në qiell të pastër, mbetet të shihet në tre – katër javët në vazhdim. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm