Kur do publikohet ‘High 4’?!

By

Ka tash e një kohë që akterë të ndryshëm nga labeli ‘Babastars’, prej menaxherit e deri tek reperët kanë filluar të japin indikacionet mbi mundësinë e projektit ‘High 4’.

Për të testuar disponimin e fansave, së fundmi janë bërë disa postime në varg duke pyetur se a po pëlqehet idea e një projekti të tillë.

E duket së një gjë e tillë nuk është bërë rastësisht. 

Prive.al ka arritur të mësoj sipas burimeve brenda grupit të famshëm se sipas të gjitha gjasave, ‘High 4’ do të publikohet këtë vit ndonëse periudha e saktë nuk është vendosur akoma.

Në rrjedhë kronologjike, projektet paraprake janë publikuar pothuajse gjithmonë pak para sezonit veror për t’i paraprirë koncerteve por meqenëse për ‘High 4’ gjërat po mbahen shumë sekret, e njejta nuk mund të thuhet me siguri.

Momentalisht, na mbetet të presim se kur do konkretizohen punët e planet brenda ‘Babastars’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm