‘Kur bën edhe Xhensila që ka burrin katundar’: Si reagon këngëtarja?

By

Ditën e sotme, Bes Kallaku u rikthye në ekran.

Pas gati një viti mungesë me largimin e tij dhe të Erion Isait nga “Portokalli”, bashkë me Kimikatin, si një trio e pandarë, humoristët nisën programin e tyre “BE Coffee”, si pjesë e “E diela shqiptare” të Ardit Gjebreas.

(lajmi vijon nën foto)

E normalisht, në këtë ditë debutimi, përkrahja nga personi i zemrës s’kishte se si të mos mungonte.

Xhensila ka bërë ënjë varg postimesh në rrjete sociale për emisionin.

Në njërën prej tyre, këngëtarja e njohur ndan një sekuencë të humorit ku Olsi Bylyku (Kimikati) shprehet: ‘Kur bën edhe Xhensila që e ka burrin katundar’.

Mbase e mësuar nga kjo batutë për Besin e Bubqit, këngëtarja e ka marrë me sportivitet dhe shumë të qeshura nën përshkrimin: “Joooo!” në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm