Kur Aurela Gaçe ishte para modës aktuale: Palltoja që veshi në 95-stën, tani në trend (FOTO)

By

Mund të cilësohet me plot kuptimin e fjalës si njëra ndër artistet me stilin më unik në skenën muzikore shqiptare.

Ajo nuk vishet firmato e as shtrenjtë, megjithatë, gjithnjë ja ka dalë të duket më se e veçantë, e shpesh herë veshjet e saj i ka dizajnuar vet.

Aurela Gaçe që u bë pjesë e skenës që në vitet e 90-ta, kur në Shqipëri ishte ende kohë e vështirë për të bërë art e modë, gjente mundësinë të depërtonte te gjërat më të bukura e më me stil.

Siç është për shembull një mushama shiu, e modifikuar në model e material të cilën ajo e kishte veshur qysh në vitin 1995.

Të njëjtën sot, e veshin edhe aktoret e Hollywood-it siç është Blake Lively ndërsa në Anabel, revistën shqiptare, ishte shkruar një artikull mbi guximin për të veshur diçka që të tërheqë aq shumë vëmendjen.

“Meqe kane pyetur “a do te guxonit ” ? …Ju kam thene, vishuni si t’ju doje kokrra e qejfit tani, se neser vjen moda prape e prape ? edhe ja u shesin si per “trend” pastaj vipat tane . Plas mushamaja neper dyqane mode pastaj edhe ne qe s’kemi leke, fryjme syte ? …si me xixat pershembull…te qeshin si demode kur e ben ti, pastaj meqe e nxjerr McQueen a Versaçe e veshin vete ??? se duken ne mode edhe na e shesin ne te varferve pastaj”, ka qenë komenti i Aurelës.

 

Artikuj të ngjashëm