Kujt po i dërgon puthje në prapaskenë Dafina Zeqiri (VIDEO) ?!

By

Në vazhdën e turit të pandalshëm të koncerteve të nisur me datën 14 Korrik, Dafina Zeqiri mbrëmë i ofroi spektakël të paharrueshëm fansave në Prishtinë.

Në praninë e shumë personave të mbledhur, këngëtarja e njohur performoi pas mesnate në Duplex Club.

Por, përveq fansave të shumtë në numër, në Duplex mysafir special ishte edhe aktori i mirënjohur Blerim Destani që ka zbarkuar në trevat shqipfolëse për t’i ‘ndjekur’ dasmat e për të shijuar verën.

E duket se Destani e ka shijuar shumë koncertin e Dafinës pasiqë siç vepron rrallë herë, ai ka postuar disa video në varg në Snapchat ku këngëtarja shihet duke perfomuar.

Në një prej momenteve, ajo kthehet me shikim nga prapaskena ku edhe qëndronte Blerimi dhe dhuron një puthje, që xhirohet nga telefoni i tij. Të ketë qenë miku i saj ‘fatlumi’ i kësaj puthjeje?! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm