Kujt ia kushtoi Shkurte Gashi këngën “Do mbijetoj”?! (VIDEO)

By

Ajo gjithmonë i këndon dashurisë, dhe kësaj here ka sjellë një këngë të ëmbël, të shoqëruar me vuajtjet e një gruaje.

Shkurte Gashi, flet për humbjen e një dashurie në këtë këngë, të realizuar në tërësi nga producenti shqiptar Flori Mumajesi.

Në një intervistë për Prive, ajo ka thënë se kësaj radhe ka ardhur ndryshe dhe se kjo është meritë e Florit.

“Më ka sjellë ndryshe dhe ky ndryshim po më pëlqen. E tërë kënga është meritë e Florit. Unë vetëm e kam interpretuar”.

Këngëtarja ka njoftuar po ashtu, se është në prag të një projekti të madh.

“Gjithashtu po përgatis një album”.

Mirëpo, kujt ia kushtoi ajo projektin e ri, që i flet humbjes së dashurisë?

“Kënga nuk flet për mua, Nuk më ka ndodhur, por ndoshta të ardhmen do të ndodhë. Vetëm jam munduar ta shprehë atë që këngëtari ka dashur të thotë me këngën”, ka thënë Shkurta, në intervistën realizuar me Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm