Kujdes! Blero dhe Uki ‘hajnë’ goja!

By

‘1her’ është kënga e fundit që solli Blero në duet me Ukin. Ky projekt që regjistroi miliona klikime do të pasohet me nje tjeter bashkepunim. Të dy artistët kanë qenë në Turqi ku është finalizuar projekti.

Tekstet e këngëve të Bleros zakonisht përmenden për një prapavijë personale por këtë here në tekstin e shkruar nga Uki, nuk do ketë histori të dhimbshme.’Ta ha Gojën’ është titulluar ky projekt që do te pasohet me një videoklip akomë më të nxehtë sesa ‘Jo Jo’ që po ashtu u xhirua në Turqi.

Videoklipi i plotë i këngës ‘Ta Ha Gojën’ do të publikohet me datën 21 qershor. Qëndrimi 15 ditor në Turqi përfundoi me xhirimin e dy klipeve e për këto angazhime Blero nuk ka qenë prezent në koncerte. I gatshëm për koncerte këtë vit është edhe Uki.

Ky i fundit ditë më parë u përmend për një bashkëpunim me reperin Mc Beka por projekti nuk është në plan të parë për momentin.

Materiali i mëposhtëm ju sjell detajet e planeve të dyshes për verën e këtij viti.

Artikuj të ngjashëm