Ku e ka xhiruar klipin e parë ndërkombëtar Elvana Gjata?!

By

Tashmë është zyrtare! Muaj të tërë punë në heshtje e të shoqëruara me plot enigma për Elvana Gjatën, po i lënë rrugën një kapitulli të ri – atij të karrierës ndërkombëtare.

Gjithçka u zyrtarizua para dy ditësh me videon e xhiruar në Shqipëri të këngëtares e cila në pak sekonda, bëri një përmbledhje kronologjike të karrierës shoqëruar me një prezantim të shkurtër dhe një datë – 14 Qershor 2017.

Kjo do jetë data e publikimit të këngës së re, për të cilën kanë punuar një varg i producentëve dhe DJ-ve më me nam botëror.

E siç e do rendi, sidomos në mendësinë e diskografisë shqiptare, projekti normalisht që do publikohet në ditën e parë edhe me videoklip.

Por me numërimin prapa që ka nisur dhe kuriozitetin në maksimum shtrohet pyetja – ku e ka xhiruar klipin Elvana?!

Në fakt, detajet mbahen shumë hermetike për publikun por mendohet që edhe sheshxhirimet do jenë reflektim i jetës së re të këngëtares e cila po është vazhdimisht në lëvizje.

Muajve të fundit, përpos Los Angeles, atë e kemi parë në Paris e Barcelonë të Spanjës që siç duket do jenë dy prej destinacioneve të frekuentuara jo vetëm për shëtitje dhe pushime por edhe në punë tek projektet e reja.

Kurioziteti pritet të na shuhet për pak ditë. Diçka e madhe po vjen… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm