Kthehet ‘Ama dorën’ me zero klikime

By

Pas shumë shikimeve që mori në YouTube, kënga ‘Ama dorën’ u largua nga YouTube. Por pas disa jave ajo është kthyer dhe është e disponueshme për tu shikuar.

Mirëpo duket sikur projekt i ri pasiqë janë fshirë të gjitha shikimet e fituara në fillim.

Xhensila ka sqaruar ngjarjen duke shkruar: “Për arsye të shfaqjes në intro të logos Digitalb në fillim të klipit “Ama doren”, Youtube ka ndaluar videoklipin i cili mblodhi mbi 2 milion klikime sepse sipas tyre shfaqja e reklamave në video është në kundërshtim me rregullat dhe kushtet e përgjithshme të tyre. Procesi i rikthimit po zgjat pasi duhet të zëvendësohet me klipin pa reklamën në fillim, e deri atëherë ne menduam ta publikojmë serish nga fillimi, pas kërkesave tuaja të shumta”

 Përderisa ky klip është kthyer, të dy artistët janë të fokusuar në këngët e reja që do të publikohen shumë shpejt./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm