‘Kryt Nalt’ ‘shemb’ rrjetin por fansat e Unikkatilit prisnin më shumë?!

By

Para pak minutash në Youtube pati premierën projekti më i ri i 2po2 në bashkëpunim me Unikkatil ‘Kryt Nalt’, pjesë e albumit të Besnikut ‘2020’.

Kënga ka muaj të tërë që pritet nga adhuruesit e muzikës hip-hop dhe si rrjedhojë interesimi në shikime, pëlqime e komente ka qenë masiv.

Por, fakti se Unikkatili në gjithë këngën ka një pjesë të tij prej jo më shumë se 37 sekondave duket se nuk iu ka pëlqyer shumë fansave të atij që njihet si mbreti i muzikës rap.

Në hapësirën e komenteve në Youtube ata kanë shprehur pakënaqësinë me faktin se vargjet nga Viktori janë të pakta dhe në fakt pak larg prej pritshmërive fillestare të projektit.

Megjithatë, e shkurtër apo jo, ‘Kryt nalt’ duket se nga adhuruesit besnik të dy reperëve do pëlqehet e dëgjohet gjatë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm