Kresha vjen fuqishëm me ”Era”

By

Pak javë më parë, Mc Kresha u rikthye në skenën muzikore me projektin e përbashkët ”Edhe 3” me Gjikon.

E duket se më nuk e ka ndërmend të ndalet. Pa shumë zhurmë dhe promovim nëpër rrjete sociale, Kresha ka publikuar këngën e re të titulluar ‘Era’ me intro të krijimit muzikor historik të grupit ”Gjurmët”.

Ky krijim muzikor ka tekst të vetë Kreshës, beat të Strike Beatz kurse inçizimi është bërë në Press Play, Gjermani. Videoklipi është realizuar nga produksioni PinkMoon Creative.

Pa dyshim, ‘Era’ është një dhuratë shumë e mirë për fansat e reperit që për një kohë të gjatë kërkuan pjesëmarrjen aktive të Kreshës në skenë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm