Kresha ka një befasi, ja me cilin këngëtar po sjellë bashkëpunim

By

Art Abazi është ai djaloshi simpatik që gjithnjë e shoqëron zëri melankolik dhe kitara e tij. Para një muaji ai publikoi një projekt muzikor tejet nostalgjik i quajtur “Asnjo si ti”.

E tani për publikun shqiptar po përgatitet një bashkëpunim i ri. Bashkëpunim ky mes Art Abazit dhe Mc Kreshës.

Lajmin e bëri të ditur vet Arti duke postuar në Instastory të Instagramit.

Deri tani dihet vetëm titulli i këngës “Ajo”, e për detajet më të hollësishme do t’i kuptojmë në ditët në vazhdim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm