Korab Shaqiri nis pushimet e verës… (FOTO)

By

Muaj më parë u përfol se këngëtari Korab Shaqiri është ndarë nga bashkëshortja, Lulkaçela.

Pas disa javësh paqartësi, raportimet e tilla u harruan shpejt dhe gjërat mes çiftit u kuptua se po shkojnë për mrekulli.

Tashmë me verën që ka ardhur, këngëtari është mjaft i angazhuar por duket se për familjen e cila është prioritet, ka gjithmonë kohë.

Korabi dhe Lulkaçela me djalin, Alte, kanë marë rrugë drejt Turqisë për ca ditë pushimesh në një prej resorteve të njohur atje. Fotot nga ky udhëtim nuk kanë munguar dhe ua sjellim më poshtë teksa çiftit i dëshirojmë ditë relaksuese në bregdetin turk. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm