Konfirmohet: Edhe Skivi në lidhje, ja e dashura!

By

Ishte personi i parë që e priti në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës kur edhe zbarkoi nga Australia.

Nga ajo periudhë, Skivi i Babastars dhe e shpallura stërmbesa e Gjergj Kastriotit, Sophie Castriota janë shndërruar në të pa ndarë.

Afërsia e madhe e dyshes bëri që të ngriten pikëpyetjet e para për relacionin e dyshes, me dilemat e shtruara nga Prive.al me datë 3 Tetor.

Por tashmë rrëfimi ‘thjesht shokë’ definitivisht duket se është shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Nga burime pranë reperit, është vërtetuar se Skivi e Sophie Castriota janë tashmë në lidhje.

Ka qenë seria e fotove të publikuara sot ku shfaqen tejet të afërt e cila nuk ka lënë më hapësira për dilema. Tashmë, më në fund, mund të arsyetohet qëndrimi i tejzgjatur i këngëtares së talentuar në Kosovë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm