Kolegët, ‘në këmbë’ për Beatrix Ramosajn

By

Në natën e ndërrimit të viteve zhvillohet finalja e edicionit të gjashtë të ”Dancing with the Stars”.

Dorina Mema, Florian Agalliu, Ambra Meda, Young Zerka, Rovena Dilo dhe Beatrix Ramosaj janë emrat që garojnë për vendin e parë në këtë spektakël.

Por ajo që bie në sy është lobimi i madh dhe përkrahja e kolegëve për konkurentët, e veçanërisht për Beatrix Ramosajn.

Rrjetet sociale janë ‘vërshuar’ me postime ku artistët shprehin mbështetjen e tyre për Beatrixin. Pos ”Ramosajve” e ”Hadërgjonajve”, emra si Rozana Radi, MC Kresha, Vesel Kurtishaj, Real Njo, Xhensila Myrtezaj, Aurela Gaçe, Gold AG e Jeta Faqolli  kanë bërë thirrje që të votohet për Beatrixin.

Ajo që duhet është që postimet në rrjete sociale, të përkthehen në vota në mënyrë që ky synim të arrihet. Ndryshe, një tjetër emër që po përmendet si favorit është edhe ai i Florian Agalliut. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm