Kobra tallet me ‘BS’ ?!

By

Publikimi i këngës së re nga Geti dhe Onati e titulluar ‘BS’ ngjalli shumë debat në media.

U komentua fillimisht instrumentali që u tha se ishte i vjedhur, veshja, syzet e shtrenjta të Getit e dikur erdhi edhe reagimi zyrtar nga Babastars për këtë çështje që pohonte se ‘sample’ ishte i blerë duke sqaruar edhe terminologjinë e fjalës.

E ky zhvillim nuk ka kaluar pa u komentuar as nga anëtarët e labelit rival, TBA.

Sadik Gjokaj përmes një statusi në rrjete sociale ka ironizuar duke thënë se pas premierave të këngëve të reja, portaleve po iu del shumë punë.

‘Niher po del beati i vjedht niher flowi besa kanë nis edhe teshat mi vjedh’ – thuhet mes tjerash në postimin e Kobrës.

Një tjetër reagim ka pasuar edhe në faqen zyrtare të labelit në Facebook, ndonëse jo direkt për zhvillimin në fjalë. ‘U ardh koha me kthy 2000 me majt gjall Hip-Hop’in se nuk osht tu pas Real Hip-Hop i ka hup shija!‘ – shkruhet në postim.

Ndryshe, TBA kanë paralajmëruar një vit me përplot projekte dhe në këtë tre mujor të 2016-tës ata e kanë mbajtur fjalën duke u treguar më aktiv se kurrë më parë me këngë të reja. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm