Klipi ‘Gangsta Love’ tribut për Paul Walker (Foto)

By

Videoklipi i këngës ‘Gangsta Love’ nga Çiljeta e Noizy, u bë kryetemë e javës së fundit në shtypin rozë.

Shumë muaj punë dhe mjaft investim sollën dyshja në projektin e përbashkët. Ky produksion u cilësua edhe si një film i metrazhit të shkurtër, e madje u tha se ka ngjajshmëri me filmin ‘Furious 7’.

E kjo mesa duket nuk është bërë pa qëllim. Përpos disa veturave e një skene në fund të klipit që ngjason me filmin mund të shihni dhe një tjetër detaj.

Në minutën 5 e 21 sekonda mund të shihni një shkrim që i kushtohet aktorit Paul Walker.

“Dude, I almost had you”. R.I.P Paul Ëalker 1973-2013 – janë fjalët që shoqërojnë ‘Gangsta Love’.

Ky nuk është dedikimi i vetëm që i është bërë aktorit, aktualisht përtej oqeanit në një ndër këngët himn është ajo e Wiz Khalifa me Charlie Puth, ‘See you again’ që shoqëron skenën e fundit të filmit si kolonë zanore./Prive.al

paul walker

Artikuj të ngjashëm