Kjo është lista: Serialet më të ndjekura të momentit

By

Kushdo që është i pasionuar pas serialeve, e ka kuptuar që s’mund të kalojë një ditë pa parë ndonjë episod nga i preferuari i tij. Jo rrallë herë në opinionin publik është diskutuar se serialet po e marrin audiencën e filmave, duke bërë një rotacion në botën kinematografike, meqë investimet e industrisë së filmit po drejtohen tek serialet televizive.

Është një transformim total i shikuesve që tani presin me ditë, muaj e madje vite për një sezon të ri të serialit të tyre të preferuar dhe gjithçka ka ndodhur në një kohë tepër të shkurtër. Serialet na kanë pushtuar dhe janë thjesht mahnitës –  e përveç kësaj, s’mund të mohohet se edhe janë adiktivë.

Prive ka hulumtuar dhe sjellë tek ju një listë të disa prej serialeve më të ndjekura të momentit në Netflix dhe klasifikimi i tyre i arrin majat e po ashtu edhe aftësia për të të mbajtur të ngujuar para ekranit për orë e orë të tëra në zbulim të ngjarjes!

Radhitja është rastësore:

Dynasty

Image result for dynasty

Janë episode te reja të një drame të vjetër televizive të viteve të 80-ta. Premierën e pati në tetor të vitit të kaluar dhe Dinastia e re mori shpejt vëmendjen e adhuruesve të serialeve. Në IMBD klasifikimin e ka me notë 6.7-të.

How to get away with a murder

Image result for how to get away with a murderer

FANTASTIK për këdo që i pëlqen trillerat me kriminologji dhe ka dell detektivi. Një lojë e mrekullueshme aktorësh dhe një seria i realizuar tejet mirë profesionalisht edhe për nga ana vizuale. E një punë si kjo, meriton ratingun prej 8.2 në IMBD.

Scandal

Image result for scandal

Një tjetër punë e mrekullueshme e krijueses së “Grey’s Anatomy” e sjellë në një tjetër dimension. Jeta e një konsulenteje të presidentit merr një kthesë tjetër kur ajo vendos që të vazhdojë tutje me jetën e saj.

Suits

Image result for suits

Seriali “Suits” paraqet jetën brenda botës së ligjit dhe mashtrimeve. Një avokat i një korporate të madhe avokatie në Manhatan, punëson një djalë që thotë se ka kryer studimet në Harvard, por e vërteta del të jetë ndryshe. Filmi ka vlerësim prej 8.6 në IMBD.

Lucifer

Image result for lucifer

Seriali është i bazuar në jetën e Luciferit i cili është engjëlli që bëhet i pakënaqur me jetën në ferr. Pasi e braktis fronin e tij dhe pensionohet, ai i kthehet jetës në Los Angeles, gratë, vera dhe muzika, derisa një vrasje bëhet jashtë një klubi nate ku ai po e kalonte natën. Të tjerat, zhvillohen në seria dhe neve s’na pëlqen t’i prishim befasitë. Edhe për këtë seria, vlerësimi është thuajse ekuivalent me atë të Suits, plot 8.2 pikë në IMBD.

Vikings

Image result for vikings

Ngjarje historike të një epoke tjetër dhe luftë për pushtet, vijnë në serialin Vikings, ku ndryshe nga “Game Of Thrones” nuk merr pjesë mitologjia. Vlerësimi për këtë seria televiziv nga IMBD është 8.6 pikë.

Orange is the new black

Image result for orange is the new

E tërë ngjarja zhvillohet brenda një burgu grash, ku siguria është në nivel minimal. Piper Chapman është gruaja më e re brenda mureve të këtij izolimi, ia arrin që të bëhet njëra ndër lideret e sistemit korrektues ku zhvillohet jeta prapa grilave. Vlerësimi, jo keq plot 8.2 në IMBD.

Image result for stranger things

Stranger Things

Kjo dramë e Netflix që zhvillohet në qytetin e vogël të Indianas në fillim të viteve të 80-ta, është një tregim fiktiv shkencor që ka kapluar shikuesit. Kur një 12 vjecar shpallet i zhdukur, ai bën telash të gjitha autoritetet lokale, e gjatë rrugës për ta gjetur djaloshin, zbulohen një numër misteresh të qeverisë. Dhe këtu përfundon rrëfimi ynë, për t’ua lënë juve në dorë vendimin në doni të zbuloni më shumë ose jo. Vlerësimi në IMBD goxha i lartë, 8.9-të pikë.

Image result for black mirror

Black Mirror

The Mirror është njëri ndër serialet më të vjetra në këtë bollëk titujsh, por që vazhdon të zgjojë interesin e audiencës meqë është një histori moderne e bazuar në personazhe tejet interesante. Vlerësimi në IMBD, ndër më të lartët plot 8.9 pikë.

Image result for ozark

Ozark

I krijuar nga regjisori BIll Dubuque, kjo dramë televizive që në rol kryesor e ka Jason Bateman si Marty Byrde, një planifikues financiar i cili e zhvendos familjen e tij në Chicago në një qytet të vogël në komunitetin e Ozarks. Ai është i përfshirë në një aferë të pastrimit të parave, dhe kur vetëm një gjë shkon gabim, atij i prapësohet jeta nga kartelet meksikane të drogës. Kaq shpjegim, e më shumë e tregojnë dhjetëra episodet e serialit që është i vlerësuar me 8.3 pikë në IMBD.

Lista nuk është e plotë meqë mungojnë plot seriale të popullarizuara që kanë arritur shifra kulminante me shikueshmëri, mirëpo për momentin këto janë serialet më të ndjekura të prodhuara nga kompanitë amerikane si Netflix, FOX, ABC, HBO e të tjera.

www.prive.al 

 

Artikuj të ngjashëm