Kjo është letra në të cilën 25 vite më parë u shkruajt teksti i këngës ‘Do të doja’ nga Naser Berisha (FOTO)

By

‘Do të doja’ e ‘A më kujton’ pa pikë dyshimi mund të themi se janë dy ndër këngët më të mira të krijuara ndër vite nga një artistë shqiptarë.

Projektet e autorit Naser Berisha po vazhdojnë të ecin me kohën duke thyer kështu çdo parashikim të mundshëm të shumëkujt.

Në profilin e këngëtarit në Facebook kohë më parë është publikuar një detaj mjaft interesant i cili lidhet pikërisht me njërin prej këtyre projekteve projektin

Bëhet fjalë për letrën në të cilën ai kishte shkruar tekstin e projektit ‘Do të doja’  plot 25 vite më parë por e cila po vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot e kësaj dite.

Kujtojmë se Berisha këto ditë është duke qëndruar në Kosovë teksa po punon lidhur me projektin e ri i cili do të jetë bashkëpunim me këngëtarin Hekuran Krasniqi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm