Kjo është këngëtarja shqiptare që u takua me Pacollin

By

Në kohë fushate, edhe artistët kanë filluar të shfaqen krah politikanëve.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Samanta Karavella, e cila ka pasur një takim me ish-presidentin e Kosovës dhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin.

Ata kanë kaluar kohë bashkë dhe këtë moment Samanta e ka ndarë me fansat e saj në Instagram.

“Kohë kualitative”, ka shkruar ajo.

Samanta ka kaluar mbrëmjen në Prishtinë, në një festë private e më pas, ia ka mësyrë hotelit të milionerit shqiptar, që ndodhet në qendër të kryeqytetit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm