Kjo është balada e Florit në ‘Kënga Magjike’

By

Flori Mumajesi ka prezantuar sot këngën e tij që konkurron në festivalin ‘Kënga Magjike’.

‘Me fjalë të vogla’ mban emrin projekti i punuar në studion e Threedots. Fabula e këngës në përgjithësi nuk i ik identitetit të Florit.

Projekti është pëlqyer që në start ndërsa vlen të ceket se kjo është paraqitja e parë pas gjashtë vitesh e këngëtarit tek ky festival.

Herën e fundit mori pjesë me ‘Playback’ në vitin 2009 ndërsa paraprakisht pati korrur sukses edhe me krijimet si ‘Me sy mbyllur’ në 2005 dhe ‘Gjithmonë Do Të Jem Me Ty’ një vit më herët. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm