Kjo është jeta e re e Mirsa Kërqelit në Kanada (VIDEO)

By

Javën e kaluar përmes rubrikave të emisionit Prive iu njoftuam se këngëtarja e mirënjohur Mirsa Kërqeli ka lënë Kosovën për të nisur një etapë të re shumë më larg nga këtu, në Kanada.

Për të folur rreth jetës së saj të re me bashkëshortin dhe djalin përtej oqeanit, Mirsa ishte protagoniste këtë javë në Prive ku në një intervistë ekskluzive nga distanca sqaroi gjerë e gjatë largimin nga Kosova.

Përmes lidhjes me Skype, këngëtarja tregoi se sa kohë ka që po jeton në shtetin e largët dhe cilat ishin vështirësitë për t’u përshtatur me ritmin e jetës atje.

Detajet përfshirë edhe paraqitjen e parë televizive të djalit të këngëtares i gjeni në videon e mëposhtme.

Artikuj të ngjashëm