Kjo është gjendja shëndetësore e Ermal Mamaqit

By

Fotot e para që qarkulluan nga aksidenti i mbrëmshëm ku ishte i përfshirë humoristi dhe prezantuesi Ermal Mamaqi tregonin dëmtime të rënda të makinës.

Mirëpo fatmirësisht, duket se vetë Ermali i ka shpëtuar për mrekulli këtij aksidenti që mund të kishte pasoja fatale.

Këtë e ka konfirmuar për publikun këngëtari Alban Skenderaj i cili u shtye të reagoj pas thashethemeve se edhe vetë ka qenë në makinë.

‘Miq ne te kundert te publikimeve neper portale une nuk kam qene prezent ne aksidentin ku eshte perfshire Ermal Mamaqi i cili fale Zotit eshte mire dhe pa lendime serioze’ – ka deklaruar Albani duke hequr dilemat për lëndime serioze të humoristit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm