Kjo është fotografia më ‘cool’ e Erës me Renee (FOTO)

By

Pati një udhëtim disaditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është kthyer në Kosovë dhe ka takuar njerëzit e saj më të afërt.

Këngëtarja kosovare Era Istrefi, ndonëse shumë e angazhuar me projektet e reja, nuk i lë anash ata që zemra e saj i do më së shumti.

Është Rene, vajza e motrës së saj, Nora Istrefit, ajo së cilës Era ia ka kushtuar ditën duke lozur me të në pishinën e shtëpisë.

Në mesin e fotografive që Era i ka publikuar në Snapchat, ajo ka ndarë me fansat e vet një fotografi ku duket shumë cool bashkë me Renee! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm